Lajme

Kanadezët ‘ia bëjnë jetën bajat’ përfaqësuesit rus në Kombet e Bashkuara pasi ky i fundit iu shkruan letër

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 18 March 2022

Misioni i Kanadasë në Kombet e Bashkuara pasi kanë pranuar një letër nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë,Vasily Nebenzia, të njëjtën letër e kanë redaktuar dhe kanë shënuar komente mbi të, duke i dhënë një goditje propagandës ruse.

Misioni kanadez ka vendosur që letrën e tillë me redaktime dhe sugjerime ta bëjë publike në “twitter” dhe një veprim i tillë është bërë viral.

“Faleminderit Përfaqësia e Rusisë në Kombe të Bashkuara për letrën e datës 16 mars. Ju lutem shikoni sugjerimet poshtë”, thuhet në përshkrimin e misionit të Kanadasë në Kombe të Bashkuara.

-Advertisement-

Në fillim të letrës rusët kanë shkruar se po ua drejtojnë kanadezëve një letër të tillë me urgjencë si rezultat i situatës në Ukrainë. Në këtë pjesë të letrës misioni kanadez e ka shënuar një koment, duke thënë se pas fjalës “situatës në dhe përreth Ukrainës”, duhet shtuar “ të cilën ne e kemi shkaktuar si rezultat i luftës dhe agresioni tonë ilegal, transmeton Gazeta Express.

Më poshtë rusët kanë shkruar se si është detyrë e komunitetit ndërkombëtar që pa marrë parasysh dallimet gjeopolitike të bëjnë përpjekje për minimizimin e pasojave humanitare për popullatën civile.

Edhe në këtë pjesë, kanadezët ia kanë rikujtuar se është Rusia që po sulmon dhe bombardon shkollat, spitalet e konvojët e ndihmave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera