Lajme

Kanadaja i jep fund lotarisë për bashkimin familjar

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 20 August 2018

Kanadaja njoftoi sot se do ti japë fund sistemit të lotarisë për prindërit apo gjyshërit e huaj që aspirojnë ribashkimin me fëmijët e tyre që kanë imigruar në këtë shtet, duke iu rikthyer politikës së mëparshme kush vjen i pari, i shërbehet i pari.

Otawa ndryshoi funksionimin e ribashkimit familiar në fund të vitit 2017, në favor të një sistemi të përzgjedhjes me short i përshkruar nga shumë imigrantë si ”mizor”dhe ”pa zemër”.

Qeveria e Justin Trudeau sqaroi në atë periudhë se kjo reformë duhej ta bënte përzgjedhjen më ”transparente”, përcjell Atsh.

-Advertisement-

Rreth 95 000 dosje të prindërve apo gjyshërve që dëshirojnë të vendosen në Kanada, përkrah fëmijëve të tyre, u regjistruan on line në fund të 2017 për një përzgjedhje me short me vetëm 10 000 vende për t’u pranuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera