Kanada, fluks i paprecedentë azilkërkuesish nga kufiri me SHBA
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 18 August 2017
Kanadaja po përballet me një rritje të paprecedentë të azilkërkuesve që kalojnë kufirin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk ishim gjendur ndonjëherë përballë shifrash të tilla”, i tha CNN-it zëdhënësi i policisë, Claude Castonguay.
“Edhe pse efektivët tanë kanë të gjithë vitin që patrullojnë 24 orë në ditë, njerëzit vazhdojnë të mbërrijnë si kurrë më parë”, sqaron ai.
Vetëm 6 javët e fundit, në Quebec janë gjetur gati 7.000 kërkues azili. Zyrtarët këmbëngulin se, pavarësisht përmasave, fluksi i të ardhurve është i menaxhueshëm dhe siguria e vendit nuk është kompromentuar në asnjë moment. Megjithatë, ata theksojnë se ndërsa Kanadaja mbetet një vend i hapur e mikpritës, kalimi i kufirit nuk duhet parë si “biletë për rezidencë të përhershme”.
Gati 80 deri në 85% të azilkërkuesve rezulton të jenë me origjinë haitjane. Duket se një pjesë e fajit për një vërshim të tillë i detyrohet informacioneve të rreme të përhapura përmes medieve sociale dhe “whatsapp”-it, ku pretentohej se Kanadaja është praktikisht duke i ftuar njerëzit të kërkojnë azil.
“Ky nuk është një mesazh nga qeveria kanadeze”, theksuan zyrtarë të Ministrisë vendase të Emigracionit. “Proceset tona vazhdojnë, ato mbeten tejet të rrepta për individët që duan të qëndrojnë në këtë vend, pavarësisht mënyrës sesi kanë hyrë në Kanada”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...