Kampionia në fuqi prezanton ardhjet e reja (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus
23:14 | 24 January 2019
Sot në ambientet e hotelit GrandPark LARA në Antalya edhe zyrtarisht janë prezentuar ardhjet e reja në FC DRITA.
DENIS HALITI(Mbrojtës i majtë), është rikthyer në shtëpi nga huazimi dhe është “ardhja” e parë e këtij afati kalimtar.
FESTIM KRASNIQI(Sulmues krahu), është ardhja e dytë në këtë afat kalimtarë në ekipin tonë! Festimi për shumë vite ishte pjesë e shumë ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria por së fundmi ishte pjesë e FC Besa nga Peja.
Marrëveshja është arritur në ditët e para të afatit kalimtarë ku pritet që me cilësitë që ka Festimi, ti ndihmojë mjaft shumë ekipit sidomos në fazën ofanzive.
PËRPARIM OSMANI”Laqi”(Mbrojtës i djatht), është transferi i tretë i këtij afati kalimtar!
Me marrëveshje të dyanshme në mes të klubeve si dhe lojtarit, Laqi na është bashkuar në formë huazimi nga FC Prishtina, me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Laqi edhe më parë ka qenë pjesë e FC DRITA dhe i njehë mjaft mirë ambientet tona.
KLAJDI BURBA(Qendër sulmues), është ardhja e katërt e këtij afati kalimtar. Burba është në fazën provuese tek klubi ynë dhe se gjatë përgaditjeve në Antalya do të sqarohet situata e tij. Burba ishtë pjesë e grupmoshave U-17 dhe U-19 e kombëtares shqiptare. Karrierën e ka filluar në Norvegji ku së fundmi ishte pjesë e ekipit Viking FK U-21.
MARIO KIREV(Portier), është ardhja e pestë e këtij afati kalimtar. Mario është një portier me një karrier shumë të madhe ku kishte edhe kontratë profesionale me gjigandin Italian Juventus para disa vitesh. Ka luajtur edhe në kampionate si në atë Bullgar, Qipriot dhe Shqipëtar.
SEDAT BERISHA(Qendër mbrojtës), është ardhja e gjashtë në klub. Berisha vjen nga kampionati shqipëtar ku së fundmi ishte pjesë e klubit të Tiranës! Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e shumë klubeve nga Maqedonia, Shqipëria por ishte pjesë edhe e kampionatit turk, ku ka luajtur te ekipi i njohur turk, Bursaspor, shkruan faqja zyrtare e Dritës.

Të tjera
-
Turqia e vendosur të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë
Turqia është e vendosur të ratifikojë marrëveshjet e kornizës ushtarake të në...
-
Prokuroria në Pejë njofton muajin e kaluar u sekuestruan shumë ạrmë, municion, telefona e vetura të llojit BMW dhe Audi
Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se gjatë punës se muajt shkurt, ka ...
-
Trump thotë se SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta nëns...
-
Në Prishtinë mbahet tryezë për dialogun ndërfetar
Fondacioni “Drita”, sot do të mbajë tryezën e dialogut ndërfetar sipas modali...
-
Dita Botërore e Sindromës Down
Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme ose të pl...
-
Zjạrr i madh në Londër, mbyllet aeroporti më i madh në Britani – anulohen të gjitha fluturimet
Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion në perëndim të Londrës, duke çuar n...
-
Shtatë vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Sot bëhen shtatë vjet që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin...
-
Haradinaj krenar me fitoren e Kosovës ndaj Islandës: Përpara Kosovë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i entuziazmuar me fitoren e...
-
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shpërbërjen e Departamentit Amerikan të Arsimit
Presidenti i ShBA-së Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ...
-
Peci: Treni për Këshillin e Evropës, do të na ikë edhe sivjet
Ish-Ambasadori Lulzim Peci tha se procesi i dialogut nuk mund të ecë përpara ...
-
Ambasadori Orav: BE-ja do një qeveri që mban premtime
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka ndarë mendimet e tij...
-
Çmimi i 39 shteteve për kw/h dhe GDP-ja e tyre: Ku renditet Kosova?
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar Raportet Konsultative që...