Lajme

Kampioni shqiptar i boksit: Këto janë arsyet pse iu bashkova PDK’së

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 29 August 2017

Njëri nga boksierët më të suksesshëm shqiptar është Tefik Bajrami i cili është edhe kampion i botës në boksin profesionist në versionin WBU.

Bajrami ka arritur shumë suksese në karrierën e tij dhe jeton e vepron në Zvicër, derisa së fundi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në degën në Podujevë.

Bajrami në një intervistë për albinfo.ch ka treguar pse ka hyrë në politikë.

-Advertisement-

“Në politikë kam hyrë, duke parë neglizhencën e autoriteteve komunale në moskryerjen e detyrave për qytetarët, duke filluar nga pastërtia e ambientit, cilësia e arsimit, papastërtia në shkolla, papunësia dhe nepotizmi”, ka rrëfyer Bajrami.

Ai shpreson se do të mund të bëjë ndryshime pozitive.

“Kjo më ka shtyrë që të hy në politikë, që të mund të ndryshoj këtë qasje për të ju ndihmuar qytetarëve dhe për të bërë rajonin e Llapit modern”, ka theksuar tutje boksieri i njohur.

Bajrami jeton në Zvicër, në një vend ku ligji respektohet me përpikëri. “Unë si boksier profesionist jetoj në një vend që është komplet me të gjitha këto që i ceka dhe do të mund të kontribuoj në përmirësimin e jetës së qytetarëve llapjan. Gjërat jo të mira më pengojnë shumë dhe do të jem zë i madh kundër këtyre gjërave negative. Momentalisht jetoj në Zvicër, por udhëtoj shumë shpesh në Kosovë”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera