Kampioni i MMA, Ilir Latifi së shpejti në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 18 April 2018
Sportisti me famë botërore Ilir Latifi do të jetë së shpejti në Tiranë për një turne promovues të MMA. Kampioni i peshave të rënda në Suedi dhe profesionist që prej vitit 2008 vjen për herë të parë në Shqipëri.
Sporti i MMA ka filluar të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe nëse flitet për disiplina luftarake siç është MMA, patjetër që mes tyre ka edhe emra shqiptarësh. E një prej më të njohurve është Ilir Latifi, i lindur në Malmo të Suedisë, por me orgjinë nga Kosova. Kampioni më famë botërore do të jetë në Tiranë nga 27 prill deri në 2 maj, për të zhvilluar një vizitë zyrtare, për të promovuar më tej sportin e MMA.
Ilir Latifi vjen për herë të parë ën Shqipëri dhe gjatë vizitës së tij disa ditore pritet të takohet me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa do të zhvillojë edhe disa stërvitje demonstrative me sportitë dhe të rinj të apasionuar të këtij sporti.
Latifi është një kampion i njohur i peshave të rënda në Suedi dhe si profesionist i këtij sporti që nga viti 2008, ai ka marrë pjesë në turnë të rëndësishëm si Shark Fights, Rumble of The Kings, dhe GLORY. Që prej muajit shkurt të këtij viti Ilir Larifi mban vendin e 4 në renditjen e peshave gjysmë të rënda në divizionin UFC.
Ilir Latifi vazhdon traditën e familje së tij, pasi i vëllai i tij Arben Larifi, i njohur ndryshe si “The King” është një prej pionerëve të MMA në Suedi dhe brezi i zi i Jiu-jitsu braziliane. Ilir Latifi e ka nisur karrierën e tij si mundës, për t’u spostuar më pas me ndikimin e madh edhe të të vëlait drejt MMA. Ai numëron dhjetëra ndeshje në arenën ndërkombëtare dhe shumë tituj të fituar mes të cilave edhe dy titij kampion i Suedisë në mundje. Ilir Latifi i lindur nga një familje emigrantësh nga Kosova është rritur në lagjen Rosengård në Malmo, vend në të cilin është rritur edhe shoku i tij i fëmijërisë Zlatan Ibrahimovic.

Të tjera
-
Bajrami: Sipas Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra duhet të japin dorëheqje sonte
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Momenti kur mjekët i nxjerrin vajzat nga vetura e aksidentuar në Komunën e Ranillugut
Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti ku vdiqën dy vajza nga Kamenica. ...
-
Flet doktori që e përcolli ish-presidentin Thaçi në QKUK
Adriatik Berisha mjeku kosovar shoqëroi dje ish-presidentin Hashim Thaçi gjat...
-
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” është caktuar për 17 prill
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”, Vladi...
-
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës
Janë publikuar pamjet nga momenti kur vetura, në të cilin ishin tri vajza, dy...
-
ZRrE: Shtrenjtimi i rrymës pritet të jetë rreth 15 %
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka njoftuar se pritet që rritja mesa...
-
Cakolli: KQZ ka mundur t’i shpall sot rezultatet – s’e kuptoj pse nuk e ka bërë
Eguen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të...
-
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit
Për Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor,...
-
Ambasadori italian takohet me Limajn, flasin për pozicionin paszgjedhor të Nismës
Ambasadori i Italisë në Republikën e Kosovës, Antonello DE RIU, është takuar ...
-
Tre nxënës në një shkollë në Mitrovicë pësuan kontakt me rrymë, dërgohen në emergjencë
Tre nxënëses nga shkolla “Eqrem Çabej” në Mitrovicë, kanë pësuar kontakt me r...
-
Keqtrajtim në detyrë dhe moslajmërimin i veprave penale, suspendohen dy policë
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy policëve n...
-
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan mandatin e deputetit duhet të dorëhiqen para certifikimit të rezultatit
Sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gji...