Lajme

Kampioni i Karatesë kandidat për Asamble në Prishtinë, Haradinaj: Sportistët do ta kenë vëmendjen e merituar

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 26 May 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhët për Asamblist, kampionin e Karatesë, Orges Arifi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në listën e Aleancës për kryeqytetin, do të jetë edhe Orges Arifi. Orgesi i cili rrjedh nga një familje e respektuar, njihet si sportist i dalluar në diciplinën e karatesë. I njëjti ka arritur majat e suksesit në garat ndërkombëtare. Me triumfet e tij, i ka sjellur Kosovës medaljen e parë evropiane duke u renditur si i 3-ti në kategorinë U-21”, ka njoftuar Haradinaj.

Njoftimi i plotë:

Në listën e Aleancës për kryeqytetin, do të jetë edhe Orges Arifi.

Orgesi i cili rrjedh nga një familje e respektuar, njihet si sportist i dalluar në disiplinën e karatesë. I njëjti ka arritur majat e suksesit në garat ndërkombëtare. Me triumfet e tij, i ka sjellur Kosovës medaljen e parë evropiane duke u renditur si i 3-ti në kategorinë U-21.
Me Orgesin në ekipin e Aleancës për Prishtinën, problemet me të cilat ballafaqohen sportistët në kryeqytet, do marrin vëmendjen e merituar.

Suksese Orges e na priftë e mbara!

Të tjera