Sport

Kampionët kthehen nga Turqia (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 28 January 2019

Me titullin kampion të hënën janë kthyer nga Turqia në Kosovë, futbollistët e shkollës së futbollit “Podujeva”.

Mëngjesin e së premtes një grup i lojtarëve të kësaj shkolle ishin arritur në Stamboll, ku me ftesë të FC “Bursa Sporit”, ishin pjesëmarrës të turneut me gjeneratën që aktualisht janë edhe kampionët vjeshtor, shkruan gazeta inFokus.

Për rikthimin e djelmoshave kampion në shtëpi njoftoi trajneri i tyre, Blerim Emini.
“SHF. PODUJEVA FITUES I TURNEUT NE STAMBOLLË, ARMUTLU CUP 2019. Fitues me plot meritë” shkroi Emini në facebook.

-Advertisement-

Të premten, trajneri Emini për gazetën inFokus kishte thënë se ky turne ishte i rëndësishëm edhe për promovimin e lojtarëve të rinj në futbollin ndërkombëtar.

Ndërsa detajet se çka kanë përfituar tjetër ata gjatë këtij turneu, Emini ka thënë se do t’i tregojnë në një kohë më të përshtatshme. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera