Lajme

Kampionet e xhudos vizitojnë Komunën e Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 26 November 2021

Kampionet botërore të xhudos Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi,kanë bërë një vizitë në Komunën e Ferizajt, të shoqëruara edhe nga trajneri i tyre Driton Kuka.

Kampionetme Toni Kukën dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, ishin mysafirë të kryetarit Agim Aliu, pasi tashmë edhe Ferizaj synon qartazi ta fuqizojë sportin e xhudos, duke filluar me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake, shkruan Gazeta Infokus.

I pari Ferizajt Agim Aliu, ka thënë se është i nderuar ai dhe Ferizaj që të mirëpres kampionet botërore.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Vajzat e arta të xhudos botërore, vizituan Ferizajn

Jo Kosova, as vetëm bota shqiptare, por e gjithë bota i njeh. Janë kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre po kaq të suksesshëm Driton Kuka dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, mysafirët e mi e të Ferizajt sot.

Bisedë e këndshme, përplot krenari për suksesin e tyre, suksesin e Kosovës, që bëjnë shembullin e tyre, shembull të rinisë së Kosovës, plot energji e pasion. Majlinda, Nora e Distria, nuk mjafton të themi se janë vetëm krenaria jonë, ato janë identiteti ynë sportiv. Ferizaj tashmë ka synimet e qarta, ta fuqizoj sportin e xhudos, nisur që me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake.

Nder i veçantë t’i pres në zyrën time, e veçanërisht nder i veçantë për Ferizajn të mirëpres kampionet botërore’, ka shkruar Agim Aliu në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera