Sport

Kampionët e Kosovës shpresojnë në rezultat pozitiv ndaj Malmos

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 09 July 2018

Të martën mbrëma, Drita do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Malmos.

Skuadrat do të zbresin në fushë në orën 20:45 në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Gjatë ditës së hënë, Drita e ka mbajtur konferencën për shtyp në lidhje me ndeshjen e rëndësishme në garën më të madhe evropiane për klube.

-Advertisement-

Natyrisht se një nga çështjet e shtruara ka qenë pritshmëria e klubit gjilanas për takimin e të martës mbrëma.

Përfaqësuesit e Dritës kanë thënë se janë të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, porse  skuadra është përgatitur për këtë përballje kur kihet parasysh niveli i kundërshtarit.

Kampioni i Kosovës i ka bërë të gjitha analizat se si do t’i qaset sfidës ndaj klubit të madh suedez dhe Drita shpreson që të dalë më rezultat pozitiv nga ndeshja si nikoqir.

Për më shumë, përfaqësuesit e klubit gjilanas kanë thënë se ndeshja si vendas është një motivim shtesë për lojtarët, prandaj në stadium duhet të jenë një numër sa më i madh i tifozëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera