Sport

Kampion i Kosovës në volejboll tërhiqet nga garat evropiane

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 09 August 2020

Shumë probleme ka shkaktuar pandemia Covid 19. Megjithatë dy klube do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane.

M-Technologie nga Prishtina, kampion i Kosovës në konkurrencën e femrave, është tërhequr nga pjesëmarrja pasi që kishte paraqitur kandidaturën për Challenge Cup.

Pritet ky klub ta konfirmojë arsyen e dorëheqjes, kur dihet se financiarisht i ka punët më mirë se të gjitha klubet tjera.

-Advertisement-

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçi, tregon se cilat klubet kanë paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në garat evropiane.

“Dy klube janë paraqitë, Drita (femrat) në Challenge Cup dhe Ferizaj (meshkujt) në Kupën Ballkanike. M – Technologie është tërheq pasi është paraqitë”, ka thënë Nikçi për “Bota sot”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera