Lajme

Kampingu ku nuk pranohen turistët shqiptarë, se janë zhulsa (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 23 August 2017

Çdo vit kur rikthehem në Shqipëri, më pëlqen të shikoj dhe eksploroj gjëra të reja. Dhe gjërat e reja janë me shumicë!

Fundjavën e kaluar vendosa të eksploroja plazhet e Karpenit, shumë afër Kavajës. Gjatë drekës, në një nga plazhet e reja që është hapur këtë vit aty afër, vumë re në distancë një lokal dhe plazh të vogël të ndërtuar mbi det dhe që lidhej me një urë me dërrasa sipër nga një kodër. Vendosëm të shkonim aty pas drekës të pinim kafen dhe të bënim plazh! Rruga, si në të gjithë bregdetin e Durrësit dhe Kavajës, nuk ishte e lehtë, gurë dhe plehra për të kapërcyer. E vetmja mënyrë për të shkuar tek ai plazh/ishull është nga kampingu, por “nuk të lënë nëse je shqiptar” na tha një djalë.

Unë buzëqesha dhe vazhdova të ecja!

-Advertisement-

Nuk më pëlqen të shkel rregullat, por komenti që nëse je shqiptar nuk futesh dot aty, më bëri më të vendosur të zbuloja për çfarë bëhej fjalë. Për një moment mendova që djaloshi po bënte shaka. A ka idiotllik më të madh, në pikën e sezonit turistik, të diskriminosh mes turistëve, shqiptar apo të huaj? Nuk është për t’u mburrur, por unë jam snobe! Kjo ka ndodhur gjatë viteve, për shkak të punës, jetës që bëj dhe profesionit që kam! Unë i përkas shtresës së mesme, aty ku jetoj, në një nga zonat më të pasura të Londrës! Por kur kthehem në Shqipëri përballem me snobizëm të përmasave irreale! Dhe këtë vit ishte radha e “Kampingut Pa Emër” të më përplaste në fytyrë harbutërinë dhe injorancën që i karakterizon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera