Kampet në ishujt e Egjeut do të zëvendësohen me qendra të mbyllura
Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 20 November 2019
Kampet e mbingarkuara që janë kthyer në shtëpi për 33,000 azilkërkues në pesë ishuj të Egjeut do të mbyllen dhe do të zëvendësohen me qendra të mbyllura.
Katër nga pesë qendrat e reja do të strehojnë nga 1,000 deri në 5,000 persona.
Kushtet janë aq të rënda në kampet si Moria dhe Vathy andaj një komisionar i Këshillit të Evropës ka folur për një luftë të mbijetesës muajin e kaluar në këto hapësira.
Greqia është përballur së fundmi me rritje të madhe të numrit të emigranteve që kanë kaluar përmes Turqisë.
Qendrat e propozuara janë duke u përshkruar si “zona të para-dëbimit”, meqë në këtë mënyrë Qeveria në Athinë shpreson të njoftojë trafikantët apo azilkërkuesit potencialë për rregullat e reja.
“Një mesazh i qartë duhet dërguar për ata që planifikojnë apo mendojnë të vijnë në këtë shtet në mënyrë ilegale, nëse nuk mund ta fitojnë azilin”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.
Qeveria po ashtu është duke u zotuar se do të ashpërsojë kufijtë detarë dhe ata tokësorë, duke përfshirë edhe shpejtimin e procedurave për azil.
Sipas të dhënave zyrtare, 33,659 persona gjenden në kampe në këta ishuj, derisa rreth 3,549 janë duke jetuar në zona tjera.
Sipas Kombeve të Bashkuara, shumica e personave që kanë arritur janë nga Afganistani apo Siria.
Qeveria e qendrës së djathtë, që ka ardhur në pushtet në muajin korrik është zotuar se do të ndjekë një linjë të ashpër për emigrantet, meqë numri i personave që hyjnë në këtë shtet në baza ditore është më i larti nga viti 2016.
Të tjera
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...