‘Kamishi’ i reagon Beogradit zyrtar: Daçiq, Vuçiq e Radojçiq duhet të arrestohen!
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 15 August 2024
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të Beogradit zyrtar që kërkuan arrestimin e tij, pas deklaratave për Faton Hajrizin.
Përmes një reagimi, ‘Kamishi’ ka thënë se Daçiq, Vuçiq e Radojçiq duhen arrestuar.
“Pse është sot ministër në shtetin gjenocidial dhe mund të flasë në liri nuk është guximi i tij po është faji i “drejtësisë ndërkombëtare” e cila nuk e arrestoi për ta sjellë para drejtësisë.
Ministri që flet në liri e që ishte pjesë e aparatit shtetëror të shtetit gjenocidial që kreu me dhjetëra masakra mbi popullin e pambrojtur shqiptar e vrau me mijëra fëmijë shqiptarë, gra e pleq në luftën e fundit, vazhdon me mendësinë e gjenocidit dhe të mesjetës.
Nuk është vetëm ministri, po është edhe presidenti i tashëm i shtetit gjenocidial që nuk shmangi nga rruga e së keqes, që duhen arrestuar së bashku me kriminelin e mbrojtur përgjegjës për vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe për sulmin e për aktin e fundit terrorist në Kosovë.
Derisa askush nga shteti gjenocidial nuk ka kërkuar falje dhe po askush nga policia e po këtij shteti gjenocidial nuk ka marrë ndëshkimin e merituar për krimet e kryera nga policia dhe ushtria e tyre, kjo do të thotë se ata nuk janë penduar për krimet e kryera po ecin drejt së keqes dhe keqbërjes.
Në një situatë të këtillë është krejt e logjikshme për të pasur respekt për ata të cilët likuidojnë këtë polici vrastare të shtetit gjenocidial që edhe sot vazhdon të bëjë terror mbi shqiptarët në Preshevë, në Medvegjë e në Bujanovc, po edhe mbi njerëzit tanë në pikat kufitare”, thuhet në reagimin e Haxhiut.
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...