Lajme

Kamishi i “merr leje” deputetes së Vetëvendosjes për të qeshur

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 23 September 2020

Në Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë ka ndodhur një përplasje në mes të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut i njohur si Kamishi dhe deputetes së Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha – Kollçaku.

Kjo gjatë raportimit të zv. Ministrit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, shkruan Gazeta Infokus.

Përplasja erdhi pas akuzave që u bën në drejtim të ish- Qeverisë Kurti për zhvatje gjatë pandemisë e buzëqeshjes që bëri Haxhiu.

-Advertisement-

“A je në vete, mua me qeshet kur të më qeshet. Më fal, a guxoj me qesh. Nuk ka pyetje që nuk ndërhynë”, tha Haxhiu./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera