Lajme

Kamishi ‘heq dorë’ nga vaksinat, kërkesë për qeverinë e Shqipërisë: Vaksino edhe kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 26 April 2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga qeveria e Shqipërisë që të hapë një qendër vaksinimi për kosovarët në kufirin më Shqipërinë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo sipas tij duhet të ndodhë patjetër sepse qeveria Kurti ka dështuar në sigurimin e vaksinave dhe kjo mund të jetë zgjidhja e vetme për të shpëtuar qytetarët nga COVID-19.

“Kërkoj nga Qeveria e Shqipërisë të hapë një qendër vaksinimi në pikën kufitare me Shqipërinë, që qytetarët e Kosovës të shpëtojnë nga virusi sepse kjo qeveri ka dështuar në sigurimin e vaksinës”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Infermierët pajtohen me vendimin e Kurtit për shtesat: Qeveria Hoti na diskriminoi

Ndërsa po i njëjti para disa ditësh ishte takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për ti bartur atij disa kontakte që ai kishte për sigurimin e 3 milionë vaksinave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera