Lajme

Kamishi Albin Kurtit i drejtohet me “Bini i Binqes”

Autori: Halil Berisha 16:21 | 03 February 2020

Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi, vite më parë i kishte përmendur një rast Albin Kurtit, po që nuk kishte marrë përgjigje nga ky i fundit.

E për të njëjtin rast, Haxhiu përgjigje i kërkoi edhe tash Albin Kurtit, kur po pret që të votohet për kryeministër të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Fjala është për një pretendim se Albin Kurti ishte zërë nga Policia e qytetit të Klinës në fshatin Binqë të kësaj komune në një veturë me disa pjesëtarë të shërbimit sekret serb.

-Advertisement-

Aty Haxhiu pati thënë që Kurti ishte i mbuluar e i fshehur, shkruan gazeta inFokus.

Andaj i ka kërkuar që të mohoi ose pohoi një gjë të tillë para se të kërkoi votën për të udhëhequr me Qeverinë e Kosovës.

“Do ti them Bini i Binqes derisa ta sqaron se a ka qenë në Binqë në vitin 2004 siç pata thënë në një kohë e kur strukej e nuk fliste asnjë fjalë, le të del e të tregoj se a ishte aty, para se ta votojmë për kryeministër”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera