Lajme

Kamioni përplaset me një makinë, dëshmitari: Trupi i shoferit fluturoi 300 metra larg

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 29 August 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, ku një makinë tip “Fiat” ngjyrë e bardhë me targa AA 289 IC është përplasur me një kamion dhe si pasojë është ndarë më dysh.

Sipas burimeve nga vendngjarje, kamioni ishte në korsinë e tij kur drejtuesi i “Fiat” hyri në korsinë tjetër dhe automjetet u përplasën në mënyrë fatale.

Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, trupi i shoferit ka përfunduar 300 metra larg makinës në arat e zonës.

-Advertisement-

Deshmia: Aksident n rugen e peqin rogozhin u be 30 min as polic as amunlanc asgje rroft shteti. Ky mé fiat hyri ne korsin e kamionit.

Vetem kur pash tym, po u be mé shum se 30 m. Edhe trupi shoferit ka fluturuar nga pemet po as ambulanc asnje gje, gjynah ku jetojm. Jo vlla kishe fluturuar nga makina ne ara mé pem rreth 300 metra nga makina po cfare moshe kishe se di.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera