Lajme

Kamerat kanë kapur një pamje që mund të jetë e dobishme për hetimin e vrasjes së Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 31 January 2018

Kanë kaluar gjithsej 15 ditë që nga vrasja e liderit serb të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Sipas medies serbe Kurir, në regjistrimin e kamerës, u vë re një sulmues fytyra e të cilit nuk mund të shihet, por kjo gjurmë ende mund të jetë e dobishme, transmeton Gazeta Express.

Fotot me rreth 20 kamera në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe ato nga lokalet e Iniciativës Civile “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” janë shqyrtuar plotësisht dhe, siç mëson Kuriri, mund të shihet vrasësi i Oliver Ivanoviqit.

-Advertisement-

Ky burim i Kuririt thotë se kjo mund të kontribuojë shumë në ndriçimin e vrasjes së një prej udhëheqësve të serbëve të Kosovës.

“Ju nuk mund ta shihni fytyrën e tij, është marrë nga mbrapa, por ky material mund të jetë i dobishëm “, thotë burimi.

Kujtojmë se Ivanoviq, u vra më 16 janar në orët e hershme të mëngjesit, me gjashtë plumba.

Menjëherë pas vrasjes së politikanit serb Ivanoviq, një grup i posaçëm u ngrit për të hetuar këtë rast, madje edhe pas dy javësh, zyrtarët nuk dolën me detaje. Besim Hoti, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, tha se grupi i punës po kryen një hetim me kapacitet të plotë, por që nuk ka detaje të reja.

“Policia vepron nën autoritetin e prokurorit, por hetimi kryhet nga Policia e Kosovës, e cila vepron në dy ndërrime dhe puna e tyre është nën kontrollin e dy prokurorëve – një serb dhe një shqiptar. Në këtë rast ka dhjetë policë dhe monitorimi kryhet nga EULEX-i, nëpërmjet të cilit shkëmbehet të gjitha informatat” ka thënë Hoti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera