Lajme

Kameramani i Tëvë1 merr tretman mjekësor pas sulmit nga protestuesit në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 16 June 2023

Kameramani i Tëvë1, Albin Rrahmani ka marrë tretman mjekësor pasi ka mbetur i lënduar gjatë sulmit që protestuesit serbë e kanë kryer ndaj gazetarëve sot në Leposaviq.

Rramani ka pësuar lëndime në këmbë. Këto lëndime i janë shkaktuar nga mjetet e forta të cilat janë hedhur nga protestuesit serbë në drejtim të gazetarëve e nga të cilat lëndime kanë pësuar dhe 8 kameramanë e gazetarë të mediave tjera.

-Advertisement-

Nga vendi i ngjarjes, gazetari i Tëvë1, Arton Rama, ka bërë të ditur se janë sulmuar me gurë e mjete të forta, ku ka pasur edhe gazetarë të cilët janë zënë dhe janë rrahur brutalisht nga protestuesit serbë.

Rama, ka thënë se reagimet nga protestuesit serbë janë shfaqur në momentin kur është kuptuar që po del jashtë objektit të Komunës së Leposaviqit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ndaj këtyre sulmeve kanë reaguar institucionet vendore si dhe ambasadat e huaja. /teve1.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera