Kameramani i Anadolly Agency: Ja si i dëgjova që huliganët kishin cak Zaevin dhe Selën (Rrëfimi i plotë)
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 02 May 2017
Kameramani i agjencisë së lajmeve Anadolu Agency, Vedat Abdul ka rrëfyer për atë se si ka kaluar natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai ka thënë se me orë të tëra është mbajtur peng nga maska.
Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, lideri i LSDM, Zoran Zaev mbajti konferencë me gazetarët dhe morëm vesh se protestuesit ishin mbledhur përjashta dhe synonin të hynin brenda. “Fillimisht nuk e vlerësuam si serioze, sepse ka ligje dhe nuk mundet aq lehtë të hyjnë brenda. Por nuk kaluan pesë minuta, ata hynë”, theksoi Abdul.
Ai thotë se ka dy vite që punon si kameraman i kësaj agjencie në Shkup dhe ka ndjekur Kuvendin, ndërsa brendia e shtëpisë legjislative është një labirinth.
“Filloi dhuna, protestuesit iu afruan sallës ku ishin deputetët. Truprojet e Zaevit vrapuan për të mbajtur të mbyllur derën, por nuk patën sukses as 10 sekonda. Turma vrapoi pas nesh, nuk dinim çfarë të bëjmë, vetëm kemi ndjekur.
Abdul thotë se ka vërejtur se prioritet i grupit ka qenë Zaevi dhe Ziadin Sela. Sipas tij, grupi i maskuar po e kontrollonte situatën, ndërsa të tjerët sulmonin dhe hudhnin gjithçka në drejtim të deputetëve, duke ia gjakosur fytyrën.
Në një moment përfaqësuesit e mediave i vendosën në një cep dhe më pas tre të maskuar na urdhëruan që të shkojmë me ta, ashtu që nga kati i tretë u lëshuam më poshtë, ishim 12 veta. Unë vrapova dhe u largova dhe kontaktova redaktorin e agjencisë Adnan Idriz dhe ishte fshehur në një dhomë. Sërish më gjetën të maskuarit dhe na dërguan në dhomat ku po na mbanin duke na kërcënuar se nëse do të dalim, do të na vrasin. Ai rrëfen se ishte thirrur edhe nga ambasadorja turke Tulin Erkal Kara, e cila e ka qetësuar se do të gjejnë zgjidhje.
Abdul më pas thotë se bashkë me deputetët janë evakuuar nga ana e njësiteve speciale.
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...