Lajme

Kamenicë: Vdes një burrë pasi kishte rënë në lumë

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 13 May 2022

Një person ka humbur jetën pasditen e së enjtes në fshatin Koretin të Kamenicës, pasi që kishte rënë nga ura në lumë, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera