Lajme

Kamenicë: Katër familjarë rrahen mes vete për prona

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 01 April 2023

Katër persona, familjarë në mes vete, janë arrestuar në Kamenicë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete për çështje pronësore.

Gjatë përleshjes, janë përdorur mjete të forta për ta goditur njëri-tjetrin.

Si pasojë e kësaj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

-Advertisement-

Pas trajtimit, katër burrat janë dërguar në mbajtje, njofton policia.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Kamenicë 31.03.2023-17:36. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, familjarë në mes veti, pasi dyshohet se të njëjtit për çështje pronësore janë përleshur fizikisht në mes veti, duke e goditur njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera