Lajme

Kamenica pjesë e takimeve koordinuese me komuna tjera të botes

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 03 April 2020

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se kryetari Qëndron Kastrati është duke e përfaqësuar Kamenicen në takime koordinuese me komuna të tjera të botes.

Ai sot ka mbajtur takime nga distanca me kryetarë komunash përfshirë Italia, Austria, Turqia, Serbia, Gjermania, Libani dhe vende tjera, ku është diskutuar për situatën dhe masat që kanë ndërmarr në nivel lokal në këto vende për të luftuar virusin COVID-19.

“Kryetari Kastrati dhe përfaqësuesit e Shtabit Emergjent Komunal janë duke punuar në vazhdimësi që të tejkalohet kjo situatë dhe t’i përmbushin nevojat e banorëve të Kamenicës, duke u bërë thirrje atyre që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos krijojnë panik sepse të gjithë bashkë do t’ia dalim”, thuhet në njoftimin e komunës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera