Lajme

Kamenica në gjendje alarmante nga zjarret

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 28 March 2022

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se komuna që ai drejton po përballet ,e një gjendje alarmante që ka përfshirë një pjesë të madhe të pyejeve.

Ai në Facebook ka shkruar se ende nuk dihet shkaku dhe fajtori për këto zjarre.

“Me zjarr nuk pastrohet, shkatërrohet! Në këto ditë Komuna e Kamenicës po përballet me një gjendje alarmante, nga numri i madh i zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyjeve, për të cilat ende nuk dihet shkaku e as fajtori”, shkruan ai.

-Advertisement-

Tutje ai ka shtuar se deri më tani në Polici janë denoncuar gjashtë raste, teksa apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre.

“Lus qytetarët dhe pronarët e tokave, që mos të ndezin zjarre me tendencë pastrimi të tyre, sepse nuk ka asnjë efekt pozitiv as për tokën por as edhe për mjedisin. Problemi i zjarreve është sfidë edhe për insitutcionet përkatëse si dhe kapacitetet e pakta. Do të mundohemi të identifikojmë pronarët të cilët potencialisht kanë mundur ta bëjnë këtë, por edhe zjarre të tjera të pakontrolluara në hapësira të tjera. Deri më tani kemi gjashtë raste të denoncuara në polici. Lus qytetarët që të bëjnë kujdes, si dhe të lajmërojnë rastet e zjarreve tek organet kompetente”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera