Lajme

Kamenica model i promovimit të grave me pozita kyçe/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 19 May 2017

Ministrja e Integrimit Evropian,  Mimoza Ahmetaj ka vizituar komunën e Kamenicës ku është takuar me kryetarin e Komunës Begzad Sinani.

Me këtë rast Ministrja Ahmetaj shprehu kënaqësinë dhe përgëzoj kryetarin Sinani për punën e deritanishme, në veçanti për efikasitetin në investimet kapitale dhe nxitjen e zhvillimit të bizneseve të reja.

“Është për tu vlerësuar dhe të mirret si model nga komunat tjera, fakti që kryetari Sinani ka promovuar gratë me pozita kyçe në komunën e Kamenicës.”

-Advertisement-

“Në vazhdim të vizitës time, pata rastin të takohem me ndërmarrës dhe të rinjë të këtij qyteti, të cilët i njoftova për mundësitë e tërheqjes së fondeve dhe studimeve jashtë vendit.”

“Përmes fondeve të IPA II, programeve të Bashkimit Evropian dhe skemave të bursave mund të përfitojnë komunat, bizneset, të rinjtë, shoqëria civile dhe komunitete tjera”, ka theksuar Ahmetaj.

Ndërkohë Kryetari Sinani fillimisht falënderoi Ministren Ahmetaj për vizitën, duke shprehur lartë që komunikimi dhe bashkëpunimi në mes të nivelit qendror dhe lokal është i domosdoshëm në përmirësimin e jetës se qytetarëve.

Gjithashtu Kryetari Sinani shprehu gatishmërinë për më shumë përkushtim në tërheqjen e fondeve dhe pjesëmarrjen në programet e Bashkimit Evropian.

Më tej Ministrja Ahmetaj shtoj se vizita në komunën e Kamenicës por edhe vizitat në komunat tjera, kanë për qëllim komunikimin dhe shpalosjen e mundësive të cilat Ministria e Integrimit Evropian ofron.

Duke e ditur rëndësinë e zhvillimit të komunave, potencialin real që kanë për zhvillim, si Ministre e Integrimit Evropian jam e vendosur që të jap kontributin tim në përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera