Fokus

Kamenica bëhet “Big Brother”, 24 orë nën vëzhgimin e kamerave

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 21 February 2024

Qyteti i Kamenicës së shpejti pritet të vëzhgohet 24 orë nga kamerat e sigurisë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo komunë ka lidhur kontratë në vlerë afro 40 mijë euro me kompaninë “Elektra L.L.C”, për furnizim dhe instalim të kamerave në lagje të qyteti.

Vlera e përgjithshme është 39 mijë e 430 euro, derisa kontrata është dhënë në mënyrë të hapur duke përfillur konkurrencën.

-Advertisement-

Blerja e kamerave që nuk është e specifikuar se sa do të jetë numri i tyre siç thuhet në kontratë është e financuar nga buxheti i shtetit dhe të hyrat vetanake të komunës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera