Lajme

Kamberi, Vuçiqit: Më 24 shtator, KFOR-i dhe EULEX-i ishin në dhomën e VAR-it

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 01 October 2023

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar për deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku ka thënë se në Banjskë nuk do të duhej të reagonte Policia e Kosovës, të dielën e javës së kaluar.

“Vuçiq ende po ankohet se pse aksioni i Banjskës nuk është kryer nga EULEX-i, por nga Policia e Kosovës”.

“Siç duket, për të nuk mjafton që KFOR-i dhe EULEX-i ishin në dhomën e VAR-it”, ka thënë Kamberi.

-Advertisement-

Më 24 shtator, u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku nga një grup i terroristëve serbë që kishin hyrë në Manastirin e Banjskës. Policia e Kosovës zhvilloi aksionin ku u vranë tre nga terroristët dhe u arrestuan tetë prej tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera