Kamberi: Serbia vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 03 December 2024
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkelje të vazhdueshme të të drejtave në Luginë të Preshevës, duke injoruar edhe rekomandimet e Bashkimit Evropian në përmbushjen e objektivave të “Planit aksional për integrimin e shqiptarëve”.
Ai ka përkujtuar se Serbia po e pengon realizimin e këtij plani, gjë e cila është përmendur edhe në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për 2024.
Në raportin e Progresit për Serbinë, në kapitullin për të drejtat e pakicave, KE, përveç çështjes së pasivizimit, gjuhës së urrejtjes, theks të veçantë vë edhe në pozitën e nën-përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe polici.
KE me këtë rast, kërkon veprim të menjëhershëm në përmbushjen e objektivave të “Planit aksional për integrimin e shqiptarëve”, por pavarësisht kësaj, pakicat mbeten të nën-përfaqësuara në administratën publike dhe policinë.
“Është fjala për një dokument të nënshkruar mes Këshillit kombëtar shqiptar, në krye me Ragmi Mustafin, OSBE-së, dhe Ministrisë për të drejtat e njeriut, të përkrahur nga delegacioni i BE në Serbi dhe Këshilli Evropës për mes të cilit janë definuar hapat e integrimit të plotë të shqiptarëve në administratën publike e polici në periudhën 2022 – 2026, realizimi i të cilit, as tani, në fund të vitit 2024, nuk është filluar”, përkujton Kamberi.
Kamberi ka shtuar se megjithatë kur vjen puna të ndërmarrja e veprimeve konkrete në terren, qeveria serbe vepron në kundërshtim me këto rekomandime. Rasti i fundit ka të bëjë me gjykatën për kundërvajtje në Preshevë, në krye të së cilës është emëruar një gjyqtare serbe, duke injoruar gjykatësit shqiptarë.
“Në seancën e 28 nëntorit të këtij viti, në krye të Gjykatës për kundërvajtje në Preshevë, komunë me mbi 95 % shqiptarë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit në Serbi, emëroi Aleksandra Kuzmanoviq, duke margjinalizuar kështu kuadrot shqiptare.
Gjykata komunale në Preshevë është shuar më 2011, në kuadër të reformës së gjyqësorit me moton “Drejtësia më afër qytetarit. Vlen të përmendet se në Preshevë, po ashtu, ushtrues detyre i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit para dy vjetësh është emëruar një mjek nga komuniteti serb që përbëjnë vetëm 3% të popullatës së kësaj komune”, përfundon postimi i Kamberit.
Të tjera
-
Avokatët e Trump kërkojnë pushimin e çështjes së falsifikimit të të dhënave të biznesit
Avokatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump i kërkuan zyrtarisht një gjyk...
-
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
Sot do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LD...
-
SHBA përshëndet vendimin e Seulit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur vendimin e preside...
-
Aeroporti i Prishtinës me aktivitet ndërgjegjësimi kundër dhunës me bazë gjinore
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” organizon sot një ngjarje vetëdijesimi ...
-
Kallas foli me Kurtin e Vuçiqin për dialogun e veriun, kreu i ri i KE-së organizoi darkë për t’u njohur me liderët rajonalë – Çka ndodhi dje në Bruksel
Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar dj...
-
SBASHK-u sot proteston, kërkon rritje të pagave e nënshkrim të kontratës kolektive
Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Ku...
-
Deputetja e VV-së: Largimi i disa deputeteve nuk na dëmton në vota
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardita Fejza ka thënë se largimi i disa de...
-
Sëmundje misterioze në Kongo, humbin jetën 143 persona! Autoritetet nën alarm
Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve...
-
Covid-19, ligjvënësit amerikanë mbështesin teorinë se virusi ka dalë nga laboratori në Kinë: U financua nga organizata të SHBA
Ligjvënësit amerikanë përfunduan një hetim dyvjeçar të hënën për shpërthimin ...
-
Ujësjellësi në Mitrovicë thotë se uji vazhdon të mbetet ende i papijshëm
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se impiantet për pro...
-
Diskutohet për të ardhmen e kujdesit shëndetësor
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon konferencën me temë “E Ard...
-
Moti sot kryesisht i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot kryesisht i vr...