Lajme

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vucicit

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 29 February 2024

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi të hënën është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa sot ai ka publikuar një listë me kërkesa të cilat ia ka adresuar atij.

Kamberi ka thënë se kërkesat kanë të bëjnë me afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Për të qenë sa më transparent, po publikojmë dokumentin me kërkesat që i konsiderojmë të nevojshme për marrjen e masave në vijim, për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, që kemi dorëzuar në takimin me presidentin Vuçiq. !”, ka shkruar ai në platformën X.

-Advertisement-

Mes këtyre kërkesave, në dokumentin e publikuar nga Kamberi kërkohet që shpejt të realizohet angazhimi në punë i personelit shëndetësor në Preshevë, konform dy konfuzioneve të nxjerra të Qeverisë dhe eliminimi i padrejtësive në punësimin e kuadrove në polici.

Gjithashtu prej kërkesave tjera, theksohet edhe njohja e diplomave e cila duhet të jetë çështje javësh, e me njohjen e diplomave hapet rruga në plotni për fillimin e implementimit të Pikës së parë të Planit 7 pikësh, atë të integrimit të plotë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera