Lajme

Kamberi: Për shqiptarët e Luginës është e dëshirueshme autonomia politike

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 24 November 2021

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, do të ketë përmirësim të pozitës së shqiptarëve në Serbi.

“Me marrëveshjen përfundimtare do të duhej të kërkohej reciprocitet edhe për komunitetin shqiptar në serbi, pasi për momentin të drejtat e shqiptarëve në Serbi janë të rrezikuara”, tha Kamberi në Dukagjini.

Kamberi thotë se për momentin Serbia nuk jep asnjë garanci për respektimin e të drejtave të shqiptarëve.

-Advertisement-

“Për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e dëshirueshme autonomia politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Megjithatë për momentin nuk është se varet diçka nga dëshirat tona”, tha ai.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë thotë se serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se standardet evropiane.

“Kosova e ka problem pasi nuk mund të ndryshohet Kushtetuta pa miratimin e serbëve. Serbët sigurisht se nuk do të pajtohen për ndryshimet kushtetuese nëse iu ulen privilegjet”, tha Kamberi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera