Kamberi: Në Serbi kërcënohen e dënohen të gjithë ata që kanë mendim ndryshe
Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 09 January 2024
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se rrahja e politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, dhe kërcënimet e drejtorit të shkarkuar të BIA-s, Aleksandar Vulin ndaj kundërshtarëve politikë, dëshmojnë kahjen e ecjes së Serbisë.
Sipas tij, po dënohen dhe kërcënohen të gjithë ata që kanë qëndrim të kundërt nga narrativa zyrtare në Serbi.
“Dënohen apo kërcënohen të dënohen të gjithë ata që për çështjet e caktuara politike kanë qëndrim apo deklarim të kundërt nga narrativa zyrtare. Kërcënimet po bëhen histerike ndaj atyre që flasin për Kosovën shtet apo krimet e kryera në Kosovë. Rrahja e politikanit opozitar, N. Sandulloviq, kërcënimet e drejtorit të shkarkuar të BIA-s, A. Vullin, se ‘ka lënë në proces shumë akuza ndaj individëve’ vetëm dëshmojnë kahjen e ecjes ky Serbisë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Duke e përdorur termin “delikt verbal”, Kamberi ka thënë se këto veprime që kundërshtohen me ligj, ekzistojnë në regjimet totalitare, ku nuk lejohet fjala e lirë.
“Është e tmerrshme që, drejtori i inteligjencës, i shkarkuar për shkak të sanksioneve të Thesarit amerikan dhe akuzave për ‘bashkëpunim me krimin e organizuar’, të ketë akoma fuqi për të kërcënuar kundërshtarët politik. Deliktet verbale zakonisht ekzistojnë në regjimet totalitare që nuk lejojnë fjalën e lirë dhe angazhohen për të shtypur formimin e opinionit publik që kundërshton politikën zyrtare. Delikti verbal, i njohur edhe si vepër penale kundër shtetit ose popullit, ishte një term joformal për veprën penale të specifikuar në nenin 133. të Kodit Penal të RSFJ-së”, ka shkruar ai.
Politikani opozitar serb është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe, në ndërtesën e BIA-s ditë më parë.
Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...