Lajme

Kamberi letër ambasadave: Me grafitet antishqiptarev po nxitet dhunë

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 26 August 2024

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se pas afisheve dhe mbishkrimeve “vritni shqiptarët”, të paraqitura së fundmi në Bujanoc, i është drejtuar disa ambasadave në Beograd. Ai ka thënë se ka kërkuar nga ambasada që të ndërhyjnë të menjëherë për të ndaluar këtë valë të re të gjuhës së urrejtjes antishqiptare.

Ai thekson se i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme:

1. Të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobisë: Dënoni publikisht gjuhën e urrejtjes dhe retorikën ksenofobike që po përhapet në Luginën e Preshevës.

-Advertisement-

2. Të kërkoni Përgjegjësi: ndikoni në qeverinë serbe që të mbajë përgjegjës ata që nxisin urrejtje dhe dhunë kundër komunitetit shqiptar.

3. Promovimi i Dialogut dhe Integrimit: Avokoni për rikthimin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në misionin e tij origjinal për të nxitur dialogun dhe për të promovuar integrimin e vërtetë të komunitetit shqiptar. Kjo përfshin rikthimin në zbatimin e “Planit me Shtatë Pikësh” siç është parashikuar në “Planin për Integrimin e pjesëtarëve të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Sektorin Publik dhe Organet Shtetërore në Nivel Lokal, për periudhën 2023 – 2026.”

4. Të monitoroni dhe Raportoni: Ngritne monitorimin dhe raportimin ndërkombëtar mbi situatën e të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës, me vëmendje të veçantë ndaj intensifikimit të pasivizimit të adresave.

Kamberi shkruan se me grafitet antishqiptare po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve dhe se një shqetësim madhor mbetet pasivizimi i adresave të shqiptarëve.

“Rritja e ndjenjës antishqiptare dhe diskursi përjashtues i promovuar nga disa zyrtarë qeveritarë kërcënojnë ekuilibrin delikat të multietnicitetit në Luginën e Preshevës. Multietniciteti duhet të përfaqësojë barazi, drejtësi dhe respekt për të gjitha komunitetet, dhe jo margjinalizimin dhe shtypjen e popullsisë shqiptare e privilegje për tjetrën. Në dritën e këtyre zhvillimeve, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme: Të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobisë; Dënoni publikisht gjuhën e urrejtjes dhe retorikën ksenofobike që po përhapet në Luginën e Preshevës”, shkruan në letrën e Kamberit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera