Lajme

Kamberi dhe Gërvalla flasin për çështjet politike në Luginë

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 16 December 2021

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Express.

Kamberi ka bërë të ditur se me Gërvallën kanë biseduar për çështjet aktuale politike.

“Në takim me ministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, biseduam për çështjet aktuale politike dhe domosdoshmërinë bashkërendimit të mëtejmë, rreth nevojave të Luginës së Preshevës,” ka shkruar Kamberi, në një postim në ”Facebook”.

-Advertisement-

Ministrja Gërvalla ka qëndruar sot në Luginën e Preshevës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera