Rozë

“Kam nevojë për ta”, këngëtarja e famshme habit me deklaratën: Më mirë të vdes…

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 22 June 2022

Këngëtarja e famshme, Billie Eilish, ka deklaruar gjatë një interviste për “Sunday Times” se gjithmonë ka dashur të kishte fëmijë. Ajo ka shtuar se të bëhej prind ka qenë një nga qëllimet e saj kryesore në jetë.

“Më mirë të vdes se sa të mos kem fëmijë”, është shprehur këngëtarja, e cila gjithashtu frikësohet se do të ndihet në ankth teksa përpiqet ta rrisë atë.

“Unë kam nevojë për ta. Sa më shumë rritem, aq më shumë i përjetoj gjërat, thjesht mendoj: ‘uf, çfarë do të bëj kur fëmija im të mendojë se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë dhe unë them ‘jo nuk është’? Ata nuk do të më dëgjojnë mua”, ka shtuar ajo.

-Advertisement-

Ndërsa së fundmi, Eilish ka rrëfyer se vuan nga sindroma ‘Tourette’ që në moshën 11-vjeçare. Sindroma Tourette (TS) është një gjendje e sistemit nervor që bën njerëzit të kenë “tik”. Ajo përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar (tik) që nuk mund të kontrollohen lehtësisht.

Billie shpjegoi se, kur ajo përjeton një ‘tik’, njerëzit nuk reagojnë gjithmonë siç duhet dhe me konsideratë. Ajo tregoi se ata qeshin sepse mendojnë se po përpiqet të bëj shaka.

“Unë gjithmonë ndihem tepër e ofenduar nga kjo”, është shprehur këngëtarja e famshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera