Lajme

“Kam familjarë të vdekur dhe të lënduar, por nuk e di ku ndodhen”, familjari nuk gjen informacione për të afërmit e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 23 November 2021

Isuf Pajazitovski pasi ka marrë lajmin për aksidentin që ndodhi sot në Bullgari, ka udhëtuar nga Shkupi për në Sofje për tu interesuar për fatin e familjarëve të tij, që ndodheshin në autobusin e aksidentuar.

Por edhe me të mbërritur në Sofje ku ndodhen familjarët e tij, ai nuk arritur të siguroj asnjë informacion për gjendjen e tyre.

Ai në një prononcim për gazetën Lajm, shprehet i brengosur për familjarët e tij, për të cilët ende nuk e di se ku ndodhen dhe në çfarë gjendje janë.

-Advertisement-

“Unë jam Isuf Pajazitovski, nga fshati Koliçan i Poshtëm i Shkupit. Kam të lënduar, kam edhe të vdekur, por ende për fat të keq nuk kam asnjë lajm. As se ku gjinden, as sa janë të vdekur, as sa janë të lënduar. As ambasada maqedone as ajo bullgare nuk na jep asnjë lajm. Për fat të keq jo vetëm unë, por asnjë familje këtu nuk dimë kujt ti drejtohemi, ku të marim informata. Nuk dimë çka të bëjmë me të vërtetë. Prej Shkupit kemi ardhur prej në mëngjes, prej ora 4 jam nisur në ora 10 kam mbëritur. Asnjë njeri nuk na jep asnjë lajm, as për të lënduarit as për të vdekurit se ku gjinden, në cilin spital apo në cilin kat. Kështu që vetëm presim’, thotë Isuf Pajazitovski, familjar i të aksidentuarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera