Lajme

Kaluan kufirin ilegalisht, arrestohen tetë persona në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 19 October 2022

Policia e Kosovës më saktësisht Departamenti i policisë Kufitare në Kamenicë ka arrestuar tetë persona të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin me veturë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë këto arrestime kanë ndodhur në 3 raste të ndryshme.

“Kamenicë 17.10.2022 – 23:25. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me veturë kishin kaluar kufirit ilegalisht”

-Advertisement-

“Kamenicë 17.10.2022 – 23:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me veturë kishin kaluar kufirit ilegalisht”

“Kamenicë 18.10.2022 – 01:15. Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me veturë kishin kaluar kufirit ilegalisht”

Në të trijat raste me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera