Lajme

Kaltrina ka nevojë për ndihmën tonë, vuan nga një sëmundje e rrallë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 16 April 2019

Rastet e sëmundjeve të cilat nuk arrijnë të trajtohen në Kosovë janë të shumta, trajtimet jashtë vendit tash e një kohë janë një opsion i hapur për shumë njerëz.

E, një ndër rastet ku nevojitet solidarizimi shoqëror për trajtim të sëmundjes jashtë vendit është edhe ky i Kaltrina Zhushi, e cila është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë e cila njihet si ”Encephalitis autoimuna anti NMDAR”.

Sëmundje kjo që është një çrregullim autoimun në të cilin antitrupat sulmojnë receptorët e glutamatit të tipit NMDA në synapet qendrore neuronale, që shkakton defekte subakute të kujtesës dhe të njohjes, e ndjekur shpesh nga ndërprerja e vetëdijes ose koma, shkruan Gazeta Shneta.

-Advertisement-

Sipas miqve të saj, Kaltrina është diagnostikuar realtivisht vonë dhe çdo vonesë në luftë me këtë sëmundje është një ditë e cila rrezikon seriozisht jetën e saj.

Më poshtë keni postimin e plotë dhe mënyra se si mund t’i ndihmoni.

Numri i xhirollogarisë në të cilin mund të kontriboni është:

TEB 2011000057284166 – Zalbone Zhushi

Per transfer jashtë Kosovës

Swift Code:TEBKXKPR

IBAN:XK05

TEB 2011000057284166

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera