Kaloi shpejtësinë e kufizuar, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret leja

Autori: Gazeta inFokus
09:25 | 28 March 2023
Është ndaluar një shofer në rrugën Gjilan- Kamenicë, më saktësisht në fshatin Miresh. Sipas Policisë, ai ka vozitur me shpejtësi 104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h.
Ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 300 euro dhe ia kanë marrë patentë shoferin.
Komunikata e plotë:
Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi
Gjilan, 28 mars 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fsh.Miresh, rruga Gjilan-Kamenicë.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h. Ndaj këtij kundërvajtësi zyrtarët policor kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe e kanë konfiskuar patentë shoferin.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...