Lajme

Kaloi ilegalisht kufirin, Policia e Kosovës arreston një shtetas të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 08 December 2021

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Serbisë në fshatin Postenjë në Leposaviq, i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.

Sipas policisë ai është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje, derisa i është konfiskuar edhe vetura, shkruan Gazeta Infokus.

Raporti i policisë për rastin:

-Advertisement-

“Fsh. Postenjë, Leposaviq 07.12.2021 – 11:40. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë,  pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e  Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është konfiskuar”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera