Kaloi 196 ditë në spital, 67 vjeçarja e mund Covid-19
Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 20 October 2020
Një grua 67-vjeçare në Michigan u kthye në shtëpi këtë javë pas 196 ditësh në spital, pasi ishte infektuar me Covid-19. Kjo është një nga periudhat më të gjata që ka qëndruar një pacient gjatë pandemisë.
“Kjo gjë ndryshoi gjithë jetën time,”- tha Deanna Hair për NBC News.
“I gjithë procesi nga momenti i infektimit, qëndrimi në spital, të qenit në ventilator dhe rikuperimi, dukej sikur po më shteronte fuqitë.”
Deanna dhe bashkëshorti i saj, Ken Hair, nga Ann Arbor-i, raportuan simptoma pasi u kthyen nga Kalifornia në mes të marsit. Të dy dolën pozitiv, por ndërsa bashkëshorti i saj pati simptoma të lehta, Deanna kishte temperaturë, kollë dhe të vjella.
Pas shtrimit në spital, Deanna u diagnostikua edhe me një problem në zorrën e trashë. Sipas doktorëve në spitalin ‘Michigan Medicine’, në momentin kur pas infektimit me Covid-19 keni simptoma të rënda mund t’ju zhvillohen mpiksje të mëdha gjaku. Deanna gjithashtu vuajti nga infeksione të shumta në kraharor dhe pati mjaft probleme me veshkat.
“Menduam se do të vdiste. Jemi thirrur tre herë nga spitali për ti dhënë lamtumirën e fundit, çdo herë duke besuar se ishte e fundit, por me shumë mundim ajo ja doli.”- thotë djali i saj.
Në shtator ajo filloi rehabilitimin. Gjatë gjithë kësaj kohe e shtrirë në shtrat, Deanna humbi fuqinë e muskujve dhe kishte vështirësi për të bërë dhe lëvizjet themelore të njeriut. Pas 196 ditësh ajo mundi të dilte nga spitali me karrocë me rrota.
Gjithashtu Deanna, si njeriu që ka qëndruar kohën më të gjatë në spital pas infektimit me Covid-19, tha një mesazh për gjithë njerëzit nëpërmjet NBC News:
“Ishte shumë e vështirë, por ajo që më mbajti gjallë ishte mbështetja e familjes. Covid-19 është një virus vdekjeprurës. Mos i shmangni masat paraprake. Vishni maskën, lani duart dhe mbani distancë shoqërore. Kujdesuni për veten dhe për ata që doni.”
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...