Fokus

Kallëzim penal ndaj Bordit dhe Kryeshefit të ri të KEK-ut për keqpërdorim të detyrës zyrtare (Dokument)

Autori: Halil Berisha 17:25 | 27 May 2020

Pas ardhjes së Qeverisë Kurti, bordet e shumë ndërmarrjeve publike u shkarkuan, duke u zëvendësuar me borde të reja e të përkohshme.

E këto, në shumicën e rasteve pastaj shkarkuan edhe kryeshefat e ndërmarrjeve, shkruan gazeta inFokus.

Njëjtë ndodhi edhe në KEK, derisa tash, Sekretari i kësaj, Lulzim Zeqiri, ka ngritur Kallëzim Penal, ndaj sikur bordit ashtu edhe drejtorit të ri.

-Advertisement-

Kallëzimin Penal, e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta inFokus.

Këtu, thuhet që ky kallëzim penal u bë ndaj, Rrezarta Pllanës, Kryesuese dhe Drejtore e përkohshme e Bordit të KEK-ut, Merita Kasapollit, Drejtore e përkohshme në KEK, Arbnor Pula, Drejtor në Bordin e përkohshëm në KEK, Bezad Halilaj, Drejtor në Bordin e përkohshëm dhe Luigj Imerit, Ushtrues i detyrës së përkohshme të Kryeshefit Ekzekutiv në KEK.

Në këtë kallëzim penal që ka siguruar Gazeta inFokus, thuhet që këta, më datë 22 maj, kanë nxjerr vendimin e kundërligjshëm, përmes të cilit Zeqiri thotë që në mënyrë arbitrare iu është ndërprerë puna.

Këtu Zeqiri ka thënë që ndërprerja e marrëdhënies së punës iu bë përmes një shkrese që nuk përmban asnjë nga elementet që do të duhet t’i kishte një akt që ndal të drejtën e punësimit, gjë të cilën e quan tendencioze.

Zeqiri u shkarkua në përvjetorin e babait që iu vra në masakrën e madhe të Vushtrrisë.

E turpshme: KEK-u e shkarkon në përvjetorin e babait, që i’u vra në masakrën e madhe të Vushtrrisë – inFokus

Ky thotë që këtë lajm e mori së pari përmes mediave.

Madje, Zeqiri thotë që aty, ndryshoi edhe data, gjë që e bën edhe më të dyshimt.

“Bazuar që shpallja publike e shkarkimit tim është bërë me datën 22 maj 2020, duke publikuar edhe në faqen zyrtare të KEK në të njëjtën datë, kurse në vendimin e pranuar me shkrim shihet se ai është nsjerr dhe protokolluar me datën 26 maj 2020, vërtetohet tendenca e hapur dhe misioni i tyre për shkarkimin tim, duke qenë të vetëdijshëm se janë duke vepruar në kundërshtim me ligjin e punës. Kjo vërteton se “misioni” i tyre është i natyrës së kundërligjshme me motive të panjohur apër mua me qëllim të dëmtimit tim e favorizimit të të tjerëve”, thuhet në kallëzim penal.

Kësisoj, Zeqiri thotë që këta kryen veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”.

Zeqiri thotë që sipas legjislacionit në fuqi, përkatësisht Ligjit të Punës, thuhet që “të punësuarit vetëm për rastet të rënda të sjelljes së keqe dhe për shkak të përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës”, i ndërpritet kontrata e punës.

Ndërsa, më pas, Zeqiri tregon që në KEK, është punësuar me kontratë të rregullt pune më 13 gusht 2018, si Sekretar i Korporatës, “përmes një procesi të hapur publik, transparent dhe konkurrues, derisa thotë që në dy vitet e fundit ka pasur rritje të dukshme të të hyrave, qëndrueshmëri financiare, përmbushje të planit të biznesit dhe ka zbatuar detyrat e besuara nga aksionari duke qenë ndërmarrja kampione profitabile në Kosovë”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera