Lajme

Kallëzim penal kundër Vuçiqit pas mohimit të maskarës së Reçakut

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 06 December 2019

Avokati Tomë Gashi si përfaqëues juridik i viktimave të Reçakut ka njoftuar se është bërë kallëzim penal kundër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për nxitje të urrejtjes.

Kjo është bërë pas deklaratave të tij se masakra e Reçakut nuk ishte e vërtetë dhe ishte një trillim.

Avokati Gashi ka publikuar në facebook dokumentin e kallëzimit penal në të cilin thuhet se presidenti i Serbisë ka nxitur urrejtje në mes të qytetarëve kosovarë dhe serbë të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“Me këtë i paraqituri ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përqarjes ose mos durimit kombëtar, racor , fetar apo etnik”, thuhet në kallëzimin penal të publikur nga Gashi.

Reagimi i Vuçiqit për masakrën e Reçakut erdhi pasi Gjykata në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Ivan Todosijeviq./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera