Lajme

‘Kallen’ Greqia dhe Turqia

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 02 July 2017

Greqia dhe Turqia janë përfshirë sot nga një valë i nxehti me temperatura që arritën në 43°C në Athinë, e prekur edhe nga ndotja, dhe 45,4°C në qytetin bregdetar turk, Antalia (në jug), ndërkohë që zjarret kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha në Izmir.

Në Greqi, temperaturat arritën në 43°C, ndërsa disa rrethe të vendit, ndër të cilat Athina, ku përqendrimi i ozonit është i lartë, bëri të ditur Ministria e Ambientit.

Shumë banorë të Athinës janë larguar nga kryeqyteti dhe ata që kanë qendruar atje janë dyndur në plazhe.

-Advertisement-

Ministria u rekomandoi qytetarëve të cilët vuajnë nga sëmundje të aparatit të frymëmarrjes apo që janë të ndjeshëm ndaj ndotjes atmosferike, të shmangin lëvizjet.

Edhe Turqia është prekur nga vala e parë e të nxehtit afrikan për këtë vit, dhe që pritet të bjerë këtë javë madje me shira që ka të ngjarë të jenë të rrëmbyeshëm, duke filluar nga e marta.

Në Stamboll, temperaturat po i afroheshin nivelit rekord prej 39,2°C të regjistruara gjatë këasj periudhe të vitit, njoftoi gazeta e përditshme “Hurriyet”, përcjell Atsh.

Rrugët ishin të shkreta dhe shumë banorë porpiqeshin të freskoheshin duke u hedhur nga Ura e Bosforit.

Në bregdetin e Egjeut (në perëndimt), rreth 500 hektarë pyje janë përfshirë nga zjarri në pronvicën e Izmirit, ku nëntë helikopterë dhe katër avionë janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve, shtojnë autoritetet lokale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera