Opinione

Kalimi nga iliret dhe Iliria ne arbëresh dhe Arbëri

Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 21 June 2017

Shkruan : Bujar Hoxhaj

Këtu do te flasim për një koncept historik i cili flet për një periudhe kohore, për te cilën flasin shumë studiues dhe japin mendime te ndryshme rreth kësaj çështje te cilët përmes te dhënave burimore dhe zbulimeve arkeologjike ata pra bëjnë edhe datimin dhe përcaktimin e një periudhe kohore e cila merret si e saktë nga studiuesit, se aty fillon dhe përfundon epoka kalimtare ku fillon te përmendet emri “Iliri” dhe ku fillon emri “Arbëri”.

Kalimi nga Iliri dhe ilir në Arbëri dhe arbër, ne fillim u vu re ne burimet bizantine, me vonë edhe ne ato perëndimore , kryesisht latine, para atyre anzhuine e venedikase , me pas ne ato sllave dhe ne burimet turke.

-Advertisement-

Këtyre dokumenteve iu janë drejtuar shume studiues dhe i kanë interpretuar sipas botëkuptimit dhe pse jo ndonjëherë sipas interesave politike. Po e nisim trajtimin duke ruajtur kronologjinë e punimeve , nga mendimi me i vjetër historik shqiptar, nga Marin Barleti, ku ndeshim emrat Arbëri e arbër dhe Epir e epirotas, ai vendin e emëron Shqipëri (Albania). Ne veprën e Barletit i gjen disa forma si Kruja qytet i Shqipërisë , Karl Topia Princ i Shqipërisë ,

Berati i përket Shqipërisë. Krahas emrit Albani, veprat e Barletit fund e krye e paraqesin termin Epir . Ne Epir shquhej ndërmjet mbretërve te vegjël edhe Gjon Kastrioti, për sundimin e tij ne disa qytete te Shqipërisë, veçanërisht ne Kruje .

Gjate Lidhjes shqiptare të Prizrenit janë përdorur emrat te ndryshëm për emërtimin e territoreve shqiptare si, Shqipëri , Arnavutluk dhe Albania. Sipas Sami Frashrit, Arbëria ose

Arbania është emri i Shqiptarëve qe geget e shqiptonin Arbani-ja dhe toskët Arbëria, sipas tij fjala Ar ne gjuhen shqipe është arë, toke, qe mbillet, kurse fjala ban, do te thotë, bërës ai i cili ban, prandaj arban d.m.th toke punues .

Mendime integruese na jep edh Faik Konica, sipas tij ne kohet e lashta Shqipëria quhej Iliri deri ne mesjetën e vone, deri ne shek. XI, pastaj te dy emrat Arbëria dhe Iliria u përdoren për qindra vjet deri ka fundi shek. XIV , kurse emri Arbëri i zhvendosi emrat e vjetër .Ai mban anën e mendimit qe termi Albania është shpjeguar me rrënjët alb = vend malor lidhet me katërkëndëshin Ohër – Tivar – Vlorë – Prizren . Sipas A. Budës nga shek. XI, dokumentacioni bizantin, pakë me vonë ai latin e sllav, i përfshijnë shqiptaret mesjetar ose arbëreshe, me një emërtim te njohur qysh nga shek. II i erës se re, emër i një fisi ilir duke e cilësuar si një popull dhe duke i caktuar vendbanimet e tyre me emrin etnik arbanon ose albanon.

Qysh ne shek. XI, E. Qabej thekson se emri i hershem i popullit shqiptar i vendit te tij, ishte Arbëri, ai ka mbizotëruar ne Shqipëri deri ne shekujt e pare te sundimit osman, rrënjët i ka te Ptolemeu, gjeograf i shek. II, e përcakton si krahinë e Shqipërisë se Mesme afërsisht mes Durrësit e Dibrës se sotme. Ne burimet osmane shqiptaret dalloheshin nga popujt tjerë me emrin “Arnavut “ ketë emër turqit e huazuan nga greket.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera