Uncategorized

Kalifornia lejon kompaninë robotike kineze “WeRide” të testojë makinat pa drejtues

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 15 August 2024

Kompania e re e drejtimit automatik të automjeteve me seli në Kinë, “WeRide”, ka marrë miratimin e Komisionit të Shërbimeve Publike të Kalifornisë për të testuar automjetet e saj pa drejtues dhe me udhëtarë.

Leja, e dhënë në fillim të këtij muaji, i mundëson “WeRide” të kryejë provat në San-Hoze dhe zonat përreth gjatë tre vjetëve të ardhshëm. Megjithatë, kompania nuk mund të ofrojë udhëtime gjerësisht për publikun dhe nuk mund të kërkojë pagesë për udhëtimet provë.

“WeRide”, e cila aktualisht ka në funksionim 12 automjete aktive, është gjendur përpara sfidave rregullatore ndërsa punon për të komercializuar shërbimet e saj të taksive robotike në ShBA. Rruga ka qenë e vështirë, me pengesa të tilla si rregulloret e rrepta, kundërshtimi nga organet e qytetit dhe shqetësimet e publikut.

-Advertisement-

Pavarësisht sfidave, “WeRide” po ecën përpara ndërsa kërkon një vlerë deri në 5 miliardë dollarë në ofertën e saj fillestare publike (IPO) të ardhshme në Nju-Jork, edhe në kohën kur ShBA-ja po merr parasysh vendosjen e kufizimeve ndaj automjeteve me sisteme të zhvilluara nga Kina.

“WeRide” mori për herë të parë leje për të testuar automjetet e saj pa udhëtarë në Kaliforni në vitin 2021. Kompania, e themeluar në vitin 2017, po prodhon gjithashtu në mënyrë aktive furgonë, autobusë e makina pastrimi rrugësh dhe mban leje lidhur me drejtimin autonom të makinave në Singapor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa “Waymo”, në pronësi të “Alphabet”, mbetet e vetmja kompani amerikane që operon taksitë robotike pa drejtues me pagesë, “WeRide” është një ndër kompanitë numri i të cilave sa vjen e shtohet, që konkurrojnë për tregun e automjeteve me drejtim autonom.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera