Sport

Kaka i dërgon mesazh Ronaldinhos në burg

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 29 March 2020

Ish-futbollisti më i mirë në Botë, Kaka ka dërguar një mesazh për shokun e tij në burg, Ronaldinhon.

Legjenda e Milanit ka thënë se kjo gjendje është e trishtë dhe shpreson që një ditë do t’i kthehet buzëqeshja.

“Është gjithçka shumë e trishtë! Nuk kam shumë informacione për të folur në mënyrë të detajuar, por duke qenë se me Ronaldinhon kam pasur shumë eksperienca në fushë dhe jam mik i tij, jam i trishtuar ta shoh pas kangjellave dhe në këtë situatë”, ka thënë Kaka.

-Advertisement-

“Shpresoj të kthehet të buzëqeshë, të luajë futboll dhe zbavitet!”, fjalët e brazilianit për “AS”.

Ronaldinho është burgosur në Paraguai pasi që tentoi të udhëtonte me pasaportë të falsifikuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera