Sport

Kajtazi zbulon arsyen pse Prishtina Vollej humbi në dy finalet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 14 July 2020

Trajneri i Prishtina Volljes, Xhavit Kajtazi ka zbuluar arsyen kryesore pse skuadra e tij humbi në dy finalet e fundit në volejboll, shkruan Gazeta inFokus.

Kajtazi për emisionin sportiv “Sporti n’Fokus” ka thënë se paraja ka qenë pyetje pse nuk kanë triumfuar.

Thjeshtë ka qenë në pyetje paraja dhe derisa skuadrat tjera kanë pasur mundësi që të përforcohen më lojtarë të huaj, ne nuk e kemi pasur atë mundësi dhe kemi luajtur me volejbollist vendor, pavarësisht asaj që ne nuk kemi fituar në finale, unë jam i gëzuar që këto rezultate i kemi arritur me sportist vendor. Unë jam i kënaqur pavarësisht se gjithmonë kemi qenë nënkampion dhe një herë ftues i Kupës së Kosovës në vitin 94-95”, deklaroi Kajtazi.

-Advertisement-

Më poshtë keni emisionin e plotë të “Sportit n’Fokus”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera