Lajme

Kajtazi për pajisjen që iu fut në veturë: S’mund të hapet në Kosovë, forenzika ka sugjeruar të dërgohet jashtë vendit

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 11 November 2024

Gazetari Vehbi Kajtazi ka dhënë më të rejat e fundit rreth rastit ku është vendosur një pajisje GPS për përgjim në veturën e tij.

Kajtazi ka bërë të ditur se forenzika e Policisë së Kosovës ka dërguar raport në Prokurorinë e Shtetit për pajisjen që është vendosur në veturën e tij.

Sipas Kajtazit, raporti i Ekipi të forenzikës së Policisë së Kosovës ka konstatuar se pajisja nuk është mundur të hapet dhe është sugjeruar që të dërgohet jashtë vendit.

-Advertisement-

“Raporti i ekspertizes konstaton se ekspertet tane nuk kane mundur ta hapin ate pajisje. Ata sugjerojne qe pajisja te dergohet jashte vendit”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Kajtazi pret që Prokuroria ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

“Nuk do te dorezohem derisa te zbulohet se kush me ka pergjuar dhe persekukuar tash e sa kohe”, ka shkruar drejtori i Gazetës Paparaci.

Ndryshe, më 31 tetor gazetari Vehbi Kajtazi shkroi se në veturën e tij është vendosur një pajisje e dyshimtë.

Në një shkrim në Facebook, drejtori i Paparacit deklaroi se pajisja e dyshimtë në veturë është zbuluar gjatë një kontrolli në servis të veturës së tij.

“Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afër rrotës”, shkroi atëherë Kajtazi.

Sipas Kajtazit, dyshohet se pajisja i përket Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera