Lajme

Kajtazi: Njeriu më i pastër i pushtetit Glauk Konjufca po e mbron Martin Berishaj

Autori: Ermirë Berisha 12:10 | 28 April 2022

Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka thënë se kushdo që e mbron ambasadorin Martin Berishaj, në të njëjtën kohë “mbron krimin, korrupsionin dhe pastrimin e parave”, shkruan Gazeta inFokus.

Kajtazai përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”  ka shkruar se këtë çështje shqetësuese po e mbron edhe njeriu më i pastër i pushtetit Glauk Konjufca.

“Fatkeqësisht atë po e mbron pushteti, madje edhe njëri nga njerëzit më të pastër të LVV-së”, tha Kajtazi.

-Advertisement-

 

Ndryshe, sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku paratë e dërguara nga një kompani serbe transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera